Sergio Ramos do ta thyej sonte një rekord evropian në ndeshjen ndaj Zvicrës

Sergio Ramos do ta thyej sonte rekordin për paraqitje në garat ndërkombëtare evropiane nëse luan në ndeshjen kundër Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve, përcjell KosovaPress.

Mbrojtësi i Real Madridit do të bëjë paraqitjen e tij të 177 për Spanjën në Basel, duke e tejkaluar Gianluigi Buffonin i cili ka luajtur 176 herë për Italinë.

34 vjeçari, gjithashtu mund ta thyej edhe rekordin botëror i cili për momentin mbahet nga Ahmed Hassan i Egjiptit i cili ka 184 paraqitje.

Këtë rekord Ramos mund ta thyej vitin e ardhshëm në Kampionatin Evropian gjatë muajve Qershor dhe Korrik.

LEXO EDHE:

Back to top button