Serhio Perez në dyshim, Juki Tsunoda zëvëndësoi meksikanin në testet në Abu Dabi

E ardhmja e Serhio Perezit si pilot i “Red Bull”-it është në dyshim. Piloti ka ende edhe një vit kontratë me makinën austriake, por paraqitje zhgënjyese e kanë vënë në dyshim praninë e tij në pistë me “Red Bull”, vitin tjetër. Këtë gjë e konfirmoi edhe Krisrian Horner, shefi i “Red Bull”-it.

“Viti 2025 do të jetë shumë i rëndësishëm. MekLareni e Ferrari janë para nesh, Mercedesi është aty pranë. Ndaj, kemi premisat e një kampioati mjaft të dueluar vitin e ardhshëm. Janë të paktën katër ekipe që luftojnë për fitore çdo fundjavë”, tha Horner, që kërkon një pilot të fortë në krah të Maks Verstapenit.

 

“Perez ishte një shofer i mrekullueshëm për ne, por ky vit ishte i vështirë për të. Do të ulemi së bashku dhe do të reflektojmë për këtë sezon, pastaj do të shohim se çfarë të bëjmë. Rivalët bënë një punë të mirë me të dy pilotët. Ne fituam 9 gara, të gjitha me Verstapenin. Kjo tregon se ju duhen që të dy pilotët të jenë të fortë”, tha Horner.

 

“Ne fituam titullin për pilotë, por humbëm atë për konstruktorë dhe pikët e Perez që munguan ndikojnë. Është e qartë se prestigji është në kampionatin e pilotëve, por paratë vijnë me prodhuesit, kështu që ky i fundit ka shumë rëndësi,” tha mes tjerash menaxheri i “Red Bull”-it.

 

Ndërkohë, në testet e zhvilluara në Abu Dhabi, në pistë arabe për “Red Bull” nuk zbriti Serhio Perez, siç dhe pritej, por japonezi i RB Racing, Juki Tsunoda. Ky i fundit testoi makinën austriake dhe disa modifikime që janë në shërbim të vitit tjetër.

LEXO EDHE:

Back to top button