Serhio Ramos në Premier Ligë, zyrtarizimi çështje ditësh

Serhio Ramos së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re, pasi ka pesë muaj që është futbollist i lirë. Pas largimit nga Sevilja, Ramos ende nuk ka nënshkruar me asnjë skuadër, përkundër ofertave të shumta që kishte.

Klube të ndryshme nga Arabia Saudite, por edhe nga MLS i kanë bërë oferta Ramosit, por që ai nuk e pranoi asnjë. Edhe dy gjigantët argjentinas River Plate dhe Boca Juniors tentua transferimin e tij, megjithatë pa sukses.

Garën për të nënshkruar me Ramos e ka fituar skuadra angleze Njukasëll që i ka bërë ofertë deri në qershor të vitit 2026. Skiuadra angleze i ka ofruar pagë prej 10 milionë euro në vit dhe sipas gazetës Sport ai tanimë ka pranuar këtë ofertë.

Është çështje ditësh kur Ramos do të prezantohet në “St Xhejms Park”, pasi kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të finalizohen për tu nënshkruar kontrata.

LEXO EDHE:

Back to top button