Serhio Ramos rikthehet në terren, por jo në Evropë

Mbrojtësi spanjoll Serhio Ramos, i cili u largua nga Sevilja verën e kaluar, mund të rikthehet sërish të luajë. Këtë herë jo në Europë por në Argjentinë.

Skuadra amerikano-latine e interesuar për 38-vjeçarin është Boka Juniors. Presidenti i këtij klubi, Rikuelme dhe trajneri i Gago janë të tunduar nga ideja e pranisë së Ramos në ekip.

Për më tepër që Gago e njeh mirë mbrojtësin, pasi dikur kanë qenë shok skuadre te Real Madrid. Në rast se marrëveshja realizohet, Sergio Ramos pritet të paguhet rreth 5 milionë euro.

Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, por si mediat argjenginase ashtu dhe ato spanjolle konfirmojnë bisedimet, me Ramosin që pritet të rikthehet në fushë nga janari 2025.

LEXO EDHE:

Back to top button