Seria A: Dominon Napoli, Osimhen lojtari më i mirë

Serie A ndau çmimet për sezonin e kaluar, ku kampione u shpall skuadra e Napolit. Jo më kot, në ceremoninë e zhvilluar “të kaltrit” ishin një nga klubet më të përfaqësuar duke u shpallur si shoqëria më e mirë për sezonin 2022/2023, ndërsa lojtari më i miri i vitit si dhe trajneri më i mirë ishin po nga radhët e Napolit.

Kështu, lojtari më i mirë i Serie A për sezonin e kaluar u shpall Viktor Osimhen që me 26 golat e shënuar ishte vendimtar për titullin që fitoi skuadra. Sakaq, trajneri më i mirë i vitit u shpall Luçiano Spaleti, i cili udhëhoqi Napolin te titulli pas plot 33-vitesh. Ndërkohë, edhe në formacionin më të mirë pati katër lojtarë të Napolit, me “axurrët” që ishin më të përfaqësuarit në këtë 11-tëshe.

Në portë është Majk Manjan i Milanit, ndërsa në mbrojtjen me katër janë reshtuar: Di Lorenzo, Kim Min-Jae, Bastoni, Teo Hernandez. Ndërkohë në mesfushës janë: Lobotka, Çallhanoglu e Barella,  ndërsa në sulm, Leao, Kvaratshkelia dhe Osimhen.

LEXO EDHE:

Back to top button