Serie A dhe Premierliga planifikojnë ndryshim historik rreth merkatos së verës

Ndryshim i madh është pikërisht hyrja e sistemit të VAR, i cili u implementua së pari herë në Botërorin e vitit 2018, si dhe formati zvicerian në garat evropiane nga ky sezoni.

Mirëpo tashmë dy nga ligat më të mëdha, ajo e Serie A-së dhe Premierligë po planifikojnë të bëjnë një ndryshim historik sa i përket merkatos së verës.

Këtë e tha presidenti i Serie A-së, Ezio Simonelli i cili së bashku me Premierligë po mendoj që afati i verës në ligat e tyre të përfundojë para datës aktuale të 31 gushtit.

“Ne duam që dritarja të mbyllet para fillimit të ligës, e njëjta gjë për Premier Ligë. Por La Liga NUK do të mbyllet para 31 gushtit, duket e njëjtë edhe për Bundesligën dhe Ligue1. Ne kemi nevojë për unanimitet për ta bërë atë të ndodhë dhe kështu nuk është e lehtë”, u shpreh Simonelli./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button