Serie A, këto janë ndeshjet e sotme

Liga italiane e njohur ndryshe si Serie A vazhdon sot me xhiron e 15, ku në program do të kemi disa ndeshje interesante.
Programi i sotëm i ndeshjeve ndahet në dy orare, ku me fillim nga ora 18:30 skuadra e Romës zhvillon ndeshje si mysafirë kundër Bolognas, dhe kampioni aktual Inter pret në shtëpi Spezian.
Ndërsa, me fillim nga ora 20:45, lideri aktual i tabelës Napoli do të jetë mysafirë i skuadrës së Genoas.
Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, Napoli kryeson tabelën me 35 pikë, tre më shumë se Milani që zë vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Interi dhe Atalanta me gjithsej 31 pikë të arkëtuara.
Kurse në tre pozitat e fundit në tabelë gjenden Genoa me 10 pikë, Cagliari me nëntë sosh dhe skuadra e Salernitanas me vetëm tetë pikë të arkëtuara.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Serie A e gjeni më poshtë.

18:30 Bologna – AS Roma
18:30 Inter – Spezia
20:45 Genoa – AC Milan
20:45 Sassuolo – Napoli

LEXO EDHE:

Back to top button