Sërish borxh – BERZH dhe Qeveria, marrëveshje për huamarrje
Sërish borxh – BERZH dhe Qeveria, marrëveshje për huamarrje

Gazetar: Adnan Qaili
Vendi ynë po zhytet në huamarrje të reja. Kësaj radhe për investime në fushën e energjetikës. Kredia prej 26.4 milion eurove u firmos sot për tu marrë nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim, shkruan Alsat.
Sh.A. MEPSO do të përforcoj rrjetin e transmisionit të energjisë elektrike me linja të reja dhe me ndërtime të nënstacioneve në rajonin juglindor të vendit.
Për t’i marr si fonde të pakthyeshme rreth 8 milion euro nga BE, shteti hyri borxh 26.4 milion euro që në 5 vitet e para do të kthej kamata sipas kushteve tregtare.
“Këtë projekt e shohim se do të ketë ndikim serioz me zvogëlimin e humbjeve gjatë transmisionit të rrymës për 14,4 gë , uljen e emetimit të CO2 për 8,158 ton brenda një viti. Ky projekt do të transformoj peisazhin energjetik në vend. Ajo që desha të potencoj se do të mundësoj lidhje të 1,2gë energji elektrike nga burimet ripërtëritëse që për momentin nuk mund të vihen në funksion sepse keni nën stacione të vjetërsuara në rajonin jug-lindor”, tha Odile Relaud-Basso, Kryetare e BERZH.
Maqedonia e Veriut ka synim për tranzicionin energjetik që deri në vitin 2030 projekte të tilla pritet të ndihmojnë vendin të përmbush objektivin për arritjen e 66% të prodhimit të energjisë së rinovueshme, tha Ministrja e energjetikës, minierave dhe mineraleve, Sanja Bozhiovska.
“Bëhet fjalë për rikonstruimin e lartë përçuesit prej 110 kilovoltësh nga Vallandova në Strumicë dhe ndërtimin e trafostacionit të ri në fshatin Miletkovo në afërsi të Gjevgjelisë. Realizimi i këtij projekti do të mundësoj përforcim shtesë në rrjetin e transmisionit të SH.A. MEPSO në rajonin jug-lindor të vendit. Në mesin e dobive do të veçoja uljen e humbjeve të rrymës dhe përforcimi i stabilitetit të rrjetit që direkt do të sjell në integrimin cilësor të elektranave nga burime të rinovueshme të energjisë elektrike”, u shpreh Sanja Bozhiovska, ministre e Energjetikës, Minierave dhe Mineraleve.
Vlera totale e projektit është 34.7 milionë euro, nga të cilat 26.4 milionë janë dhënë nga një kredi nga BERZH, dhe 7.6 milionë euro janë dhënë nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor të BE-së dhe gjysmë milionë euro nga Fondi investues klimatik për tranzicionin nga qymyri.
BERZH thekson se deri më tani ka investuar mbi 2.8 miliardë euro në 190 projekte në vend. Projekti i fundit për modernizimin e rrjetit vjen mes një rritjeje të investimeve në fotovoltaikë në vend, me kapacitete mbi 600 megavat të instaluara në vetëm dy vjet./ Alsat.mk