Sërish rekord rastesh me COVID, 535 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit është shënuar një rekord i ri infektimesh me COVID-19. 535 persona kanë rezultuar pozitivë për virusin korona në 2445 testime të kryera. Ndërsa edhe 6 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet e vendit. Më shumë të infektuar janë shënuar në Shkup, respektivisht 277, Strumicë 30, Shtip 22, Prilep 26, Tetovë 18. Sa i përket komunave të Shkupit më shumë të infektuar ka në Aerodrom, Qendër, Karposh. Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 168 pacientë. Sa i përket rasteve aktive në mbarë vendin janë plot 4597.