Sërish tërmet në Turqi

Sërish tërmet në Turqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 ballësh të shkallës së Rihterit goditi pjesën qendrore të Turqisë.

Tërmeti u regjistrua në orën 15:50 me orën lokale ndërsa epiqendra ishte afër qytetit të Karamanmarasit, raporton esmc.

Sot është dita e nëntë që nga tërmeti katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Më shumë se 37 mijë njerëz vdiqën, ndërsa dhjetëra mijëra u plagosën.

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve, por bëjnë të ditur se operacionet e shpëtimit do të ndërpriten së shpejti, pasi temperaturat e ulëta nuk japin pothuajse asnjë shans për të mbijetuar nën rrënoja.

Kujtojmë se një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka goditur sot Rumaninë dhe ky tërmet është ndjerë edhe në Kosovë.

LEXO EDHE:

Back to top button