Sërisht fitore në frymën e fundit për Lejkersat

Kampioni aktual i NBA-së, Los Anxhelos Lejkers, mposhti San Antonio me rezultat 109-103. Mirëpo ishte një natë e vështirë për Los Anxhelos Lejkersin që në frymën e fundit arritën që ta mposhtin San Antonion.

Ylli i kësaj skuadre, LeBron Xhejms, zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme duke realizuar 26 pikë, 11 kërcime dhe 10 asistime,  megjithatë vëmendjen e kësaj nate e kishte Entoni Dejvis me 36 pikë të shënuar.

Los Anxhelos Lejkers, me 4 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e tretë në Konferencën Perendimore, kurse San Antonio me 2 fitore e 3 humbje është në pozitën e tetë. Më 4 janar Los Anxhelos Lejkers do të përballet me Memfis Grizli.

LEXO EDHE:

Back to top button