Sevilja forcohet me lojtarë nga Totenhami dhe Marseja

Brajan Gil dhe Pape Gueje janë zyrtarisht dy lojtarët më rinj të Sevilja-s. Spanjollët zyrtarizuan dy afrimet pikërisht në orët e fundit të merkatos së janarit dhe të dy lojtarët vijnë në formë huazimi.

Gil vjen nga Totenhami, ndërsa Gueje nga Marseja dhe Sevilja forcon sulmin dhe mesfushën, me shpresën për të lënë pas hijet e pjesës së parë të sezonit në La Liga.

Gil, 21-vjeçari rikthehet kështu te Sevilja, ndërsa ka luajtur edhe për Valencia-n, ndërsa 24-vjeçari Gueje do të luajë për herë të parë në La Liga.

 

LEXO EDHE:

Back to top button