Sevilja në telashe, lëndohet mbrojtësi Balde

Në orën 21:00, në “Pushkas Arena” të Budapestit do të luhet finalja e edicionit 2022/23 të Ligës Europa teksa përballë janë Sevilja dhe Roma. Por, kur kanë mbetur edhe pak orë nga finalja, lajme aspak pozitive vijnë nga kampi i spanjollëve aty ku në seancën e fundit stërvitore është dëmtuar Lioc Balde.

Mbrojtësi këtë sezon ka qenë një titullar i rregullt në 11-tëshen e andaluzianëve dhe për trajnerin Hoze Luis Mendilibar telashet zmadhohen edhe më shumë kur zëvendësuesi i tij, Markao nuk është në momentin më të mirë.

Ky i fundit në fakt është një tjetër element me vlera, por që në këtë sezon ka hasur në shumë vëshirësi fizike duke u paraqitur në vetëm 10 ndeshje. 90-minutëshi i tij i fundit daton më 13 prill pikërisht në një sfidë europiane si ajo ndaj Man, Juanjtedit.

Megjithatë, mungesa e Balde “fut tension” pak orë para finales me italianët, teksa andaluzianëve ju duhet të zbresin në fushë pa një nga titullarët e zakonshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button