Sezoni i ajvarit nis me çmime të larta: Për shumë familje, tashmë është luks
Sezoni i përgatitjes së ajvarit po fillon, por çmimet e specave dhe produkteve të tjera po i detyrojnë qytetarët të mendojnë dy herë para se vendosin për blerje. Për shumë familje përgatitja e ajvarit këtë vit shihet si shpenzim i papërballueshëm.
“Po do bëjmë dhe është e nevojshme, por çmimet janë të shtrenjta. Do të blejmë speca sepse ajvari i gatshëm është edhe më i shtrenjtë”, tha një qytetar.
“Jo nuk mundemi, nuk jemi për ajvar nuk kemi shanse të bëjmë diçka të tillë. Shtrenjtë nuk mund të bëjmë dhe kërkon shumë punë”, u shpreh një qytetar tjetër.
“Këtë vitë nuk ka ajvar, pazari është shumë shumë i shtrenjtë, nuk po blejmë asgjë”, thotë qytetari.
Nga ana tjetër shitësit thonë se sezoni sapo ka filluar dhe për ta çmimet nuk janë edhe aq të larta.
“Sezoni ka filluar por temperaturat janë të larta dhe prishen, çmimet nuk janë shumë të larta por qytetarët janë dobët nga buxheti. Mendoj që do bie nuk ka populli me çka të blejë”, u shpreh shitësi.
Kurse prodhuesit po ankohen se produktin e tyre po ua blejnë me një çmimë jo të volitshëm për ta, ku produktin e tyre e marrin për 18 dhe 20 denarë kilogramin, ndërsa për prodhimin e specave ata thonë se shpenzojnë 29 denarë./Alsat.mk.








