Sezoni i ri në NBA, nis në vitin 2021?

Komesari i NBA-s, Adam Silver, paralajmëroi se është e pamundur që sezoni i ri të nis në muajin dhjetor, siç ishte më parë e planifikuar.  Aktualisht sezoni duhet të mbyllet me 12 tetor, nëse seria finale e plej offit shvillohet me 7 ndeshje. Në një intervistë për “CNN”, Silver paralajmëroi se sezoni i ardhshëm është gati i pamundur që të në nis para muajit janar 2021.

“Vlerësimi im më i mirë do të ishte që sezoni nuk do të nis në muajin dhjetor, por në muajin janar të vitit 2021. Ne punojmë në rikthimin e tifozëve, hapjen e kampeve për stërvitje dhe të gjithë skuadrave në palestrat sportive. Qëllimi ynë është që të zhvillohen 82 ndeshjet e pjesës së rregullt të sezonit dhe plej offit,” ka thënë mes tjerash komesari Adam Silver.

Plani i parë i NBA-s ishte që sezoni i ri të nis më 1 dhjetor , mirëpo duket se kjo nuk do të mund të realizohet. Shumë gjëra do të varen edhe nga situata me koronën në SHBA dhe masat e protokollit.

LEXO EDHE:

Back to top button