Sfida e Bajernit? Të thyejë rekordin që zgjat nga viti 2013
Kampionati gjerman hyn në pushimin tradicional dimëror. Bundesliga është liga e vetme e “Top 5” që rifillon më vonë dhe aktualisht edhe më pak e luftuara, me Bajern Munihun absolutisht dominant.
Vinsent Kompani synon të barazojë, madje të thyejë rekordin e sezonit 2012-2013, kur bavarezët arritën 91 pikë me Jup Hejnkesin në stol, duke fituar 29 ndeshje, barazuar 4 dhe humbur vetëm 1.
Bajerni aktualisht ka 13 fitore dhe 2 barazime në 15 ndeshje dhe, në projeksion, mund ta thyejë atë rekord.
Golashënuesit:
19 gola: Kejn (Bajern)
8 gola: Luis Diaz (Bajern), Burkardt (Aintraht), Undav (Shtutgart)
7 gola: Olise (Bajern), Tabakoviç (Mynshengladbah)
Asiste:
8 asistime: Olise (Bajern)
7 asistime: Baumgartner (Lajpcig), Iliç (Union Berlin)
6 asistime: Luis Diaz (Bajern), Çaibi (Aintraht), Leveling (Shtutgart)








