Sfida e sezonit në Premier Ligë, Manchester Siti pret Arsenalin

Premier Liga është gati për sfidën vendimtare të sezonit, ku do të vendosë shumë për titullin kampion. Mançester Siti – Arsenal do të rrëmbej skenën jo vetëm në Angli, por kudo në botë. Në “Etihad Stadium” do të luhet sfida më e madhe e sezonit, me kampionët aktual që po kalojnë një super formë. Skuadra e Pep Guardiolës me ndihmën e tifozëve do të kërkojë triumfin e rradhës që do të ishte një hap i sigurt për mbrojtjen e titullin kampion.
Në anën tjetër Arsenali i cili deri tani ka zhvilluar një supersezon, në tre sfidat e fundit ka lëshuar terren në luftën për titull. Skuadra e Mikel Artetës, nuk ka shkuar më shumë se barazimi përballë Liverpullit, Uest Hamit dhe Sautemptonit dhe diferenca me Man. Sitit është vetëm 5 pikë, por “Qytetarët” kanë luajtur dy ndeshje më pak.
Presioni i fundit të sezonit ka ndikuar jo pak te Arsenali, megjithatë londinezët janë të vetëdijshëm që për të luftuar deri në fund për titullin kampion, nuk duhet të humbasin në “Etihad”, ndërsa fitorja do të ishte një hap i sigurt për të siguruar titullin kampion që mungon prej vitit 2004.
Edhe njëherë tjetër vëmëndja maksimale do të jetë te Erling Haaland i cili deri tani ka zhvilluar një sezon të mrekullueshme duke thyer çdo rekord dhe sërisht ai do të jetë rreziku numër një për portën e Arsenalit. Ndërsa “topçinjtë” shpresojnë te Saka, Zhesus dhe Martinelli që në sfidat e fundit kanë qenë deçiziv me golat e tyra, pavarësisht se Arsenali është ndalur nga barazimet.