Tri nga 4 ndeshje të planifikuara janë luajtur në NBA. Sfida midis Çikagos dhe Majamit u shty pas një vonese prej gati dy orësh për shkak të kondensimit në fushë, e cila kishte lagështi.
Kjo erdhi për shkak se 24 orë më parë aty ishte luajtur një ndeshje hokeji (United Center është gjithashtu shtëpia e Chicago Blackhawks). Punëtorët u përpoqën ta thanin sipërfaqen duke përdorur fshesa dhe peshqirë, por pa sukses.
Në ndeshjet e tjera, Juta Xhaz mposhti në sekondat e fundit 116-114 Dallasin. Lauri Markkanen me 33 pikë ishte më i miri në fushë. Fiton edhe ekipi i Minesota, që mundi 131-133 Klivlendin, ndeshje ku katër lojtarë të skuadrës vendase realizuan mbi 20 pikë. Ekipi i Indiana, falë 30 pikëve e 14 kërcimeve të Siakamit, mundi 114-112 Indiana-n.
NBA-Rezultatet
Sharlot – Indiana, 112-114
Çikago – Majami, e shtyrë
Minesota – Klivlendi, 131-122
Jutaz Xhaz – Dallasi, 116-114








