Sfida Osimhen-Leao, përballje që vlen plot 200 mln eurosh

Sipas “Corriere della Sera”, sfida Napoli-Milan është një duel me një vlerë totale prej 200 milionë eurosh, e ndarë mes 120 milionëve për nigerianin Osimhen dhe 80 milionëve për portugezin Leao.

Osimhen ishte mungesa e madhe në ndeshjen e parë, por tani është mire, siç u dëshmua në 20 minutat e fundit kundër Veronës, edhe me një goditje traverse. Tani dëshiron hakmarrjen e tij. Rafa është xhevahiri i Milanit. Nëse ndizet, edhe ai shkëlqen. E pamë në ndeshjen e parë, si dhe të shtunën në Bolonjës. Kur hyri në fushë, indeksi i rrezikut u ngrit në qiell. Çështja e rinovimit është ende larg mbylljes, flitet për një zgjatje të kontratës deri më 2025 ose 2026, në mënyrë që të mos ketë më numërimin mbrapsht të muajve të fundit.

Sa i takon sulmuesit të Napolit, të gjitha duken sipas planit. Kur Viktor Osimhen u kthye i dëmtuar nga Nigeria, stafi blu vendosi ta ndalojë atë deri në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Milanin. Kundër Hellas Verona, qendërsulmuesi nigerian luajti në segmentin e fundit, siç ishte planifikuar dhe dha shenja inkurajuese, megjithëse, – shkruan “Il Mattino”, – ende nuk është rikuperuar plotësisht.

Ditën e sotme të gjithë mjekët e klubit blu do të jenë në dispozicion të tij dhe lojtari do t’iu nënshtrohet terapive të tjera. Nuk ka më kohë për të pritur. Ish-lojtari i Lille do të startojë të martën ndaj “kuqezinjve”, në çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve, ku Napoli nis nga disavantazhi 1-0 i “San Siros”./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button