Sfida spektakolare në Spanjë dhe Angli

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës Europa, ku janë njohur përballjet e 1/8 e këtij turneu prestigjoz. Skuadra gjermane e Unio Berlinit përballet me belgët e Union Sen Zhil, ndërsa një sfidë interesante është ajo mes Mançester Junajtedit dhe Betisit. Spanjollët e Seviljës do të mirëpresin Fenerbahçen, ndërsa AS Roma e Hoze Murinjos takohet me Real Sosiedatin.
Raundi i 1/së së finales do të zhvillohet më 9 dhe 16 mars, ndërsa shorti i çerekfinales do të jetë më 17 mars. Finalja e Ligës Evropa, do të zhvillohet më 31 maj në Budapestë.
Liga Evropa – 1/8 e finales
Union Berlin-Union Saint Gilloise
Sevilla-Fenerbahce
Juventus-Freiburg
Leverkusen-Ferencvarosi
Sporting-Arsenal
Manchester United-Real Betis
Roma-Real Sociedad
Shakhtar Donetsk-Feyenoord