Sfidat e fundit të 1/8 së finales, para ndeshjeve kthyese

Liga e Kampionëve vazhdon me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për takimet e para të fazës së eliminatoreve të 1/8 së finales. Të dy ndeshjet e programit të sotëm do të fillojnë në orën 21:00, ku ajo më interesante do të zhvillohet në stadiumin “Vanda Metropolitano” mes Atletiko Madridit dhe Man. Junajtedit.

Krahas kësaj përballje do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes skuadrës porugeze të Benfikës dhe gjigandit holandez Ajaks. Në të dy përballjet pritet të shihen gola, pasi që ato munguan në sfidat e ditës së martë, ku Çellsi me 2-0 mundi Lillën dhe Viljareali barazoi 1-1 kundër Juvnetusit.

LEXO EDHE:

Back to top button