Sfidat e fundit të garave në grupe në Ligën e Kampionëve, në një ditë dhe orë të njëjtë!

Ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve do të luhen javën tjetër, në një ditë e një orë. Ndeshjet e fundit të kësaj faze të pazakontë eksperimentale grupesh në Ligën e Kampioneve, do të luhen të gjitha të mërkurën e ardhshme, 29 janar, në të njëjtën orë, për të shmangur “llogaritë” mes skuadrave për pozicionimin në vende të ndryshme në klasifikimin e përbashkët.

Duelet janë shumë interesante, edhe pse nuk ka shumë përballje skuadrash të mëdha mes tyre. Por të gjitha do të jenë përcaktuese për renditjen, pasi në varësi të tyre caktohet tabela e përballjeve direkte në turin tjetër.

Sfidat që janë duele direkte për kualifikimin janë padyshim Shtutgart-PSZH dhe Mançester Siti-Klub Brizh, ku hapi fals i anglezëve apo francezëve do të ishte fatal dhe do t’u sillte eliminimin.

 

Sfidat e 29 janarit, fillojnë në orën 21.00:

 

Aston Vila-Sëlltik

Barcelona-Atalanta

Bajer Leverkuzen-Sparta Pragë

Bajern Munih-Sllovan Bratislava

Brest-Real Madrid

Dinamo Zagreb-Milan

Borusia Dortmund-Shakhtar Donjetck

Xhirona-Arsenal

Inter-Monako

Juventus-Benfika

Lilë-Fejenord

Mançester Siti-Klub Brizh

PSV-Liverpull

Salzburg-Atletiko Madrid

Sporting Lisbonë-Bolonja

Shturm Grac-RB Lajpcig

Shtutgart-PSZH

Jang Bojs-Crvena Zvezda

LEXO EDHE:

Back to top button