Sfidat e gjysmëfinales së Kupës në Itali dhe Gjermani

Futbolli evropian sjell ndeshjet e gjysmëfinaleve të kupave në Itali dhe Gjermani (Kupa e Italisë dhe Kupa e Gjermanisë).
Vëmendja kryesore shkon në qytetin e Milanos, ku skuadra e Interit dhe Milanit, do të përballen në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale. Skuadrat vijnë në këtë ndeshje pas një barazimi pa gola dhe gjithçka sa i përket finalistit, do të vendoset në sfidën e dytë, që nis në orën 21:00.
Në anën tjetër, gjysmëfinalja tjetër që luhet sot në kuadër të futbollit gjerman, do të jetë në mes Hamburgut dhe Frajburgut. Sfida e njëjtë, do të nis në orën 20:45.