“Sfidë vendimtare për Junajtedin pas paraqitjeve të mira ndaj Liverpullit e Arsenalit”

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka theksuar rëndësinë e ndeshjes së Premier League që “Djajtë e Kuq” do të luajnë sot në fushën e tyre ndaj Southampton, që mbyll renditjen. Pas barazimit një javë më parë ndaj Liverpool dhe fitores në FA Cup me penallti kundër Arsenal, trajneri portugez beson se kjo ndeshje përfaqëson një test vendimtar për të vlerësuar pjekurinë e ekipit të tij.

“Ndeshja e sotme do të më mësojë më shumë për lojtarët e mi se sa dy të fundit. Askush nuk priste rezultate të shkëlqyera kundër Liverpool dhe Arsenal, ndaj tani mbi ne ka më shumë presion së më parë”, tha Amorim.

 

“Të gjithë presin shumë nga ne nga kjo ndeshje, që ne të fitojmë dhe të luajmë mirë. Është ky presioni me të cilin dua ta shoh skuadrën të përballet gjithnjë, pasi na karikon më shumë”, u shpreh trajneri i Manchester United.

 

Që nga ardhja e Amorim, ekipi i Manchester United ka shijuar rezultate të mira kundër rivalëve si Manchester City dhe Liverpool, por ka vuajtur kundër skuadrave të “vogla” si Ipswich dhe Wolves.

 

“Ne nuk kemi treguar qëndrueshmëri ndaj skuadrave të ashtuquajtura të vogla dhe kjo është diçka për të cilën duhet të punojmë. Të përballesh me Southampton me të njëjtin intensitet të treguar ndaj Arsenal dhe Liverpool është thelbësore. Presioni për të fituar është i ndryshëm, por është pikërisht ajo që na duhet të rritemi si ekip”, tha Amorim.

LEXO EDHE:

Back to top button