Shaban Tërstena vizitoi përfaqësuesen e Maqedonisë

Kampioni olimpik Shaban Tërstena vizitoi futbollistët e Maqedonisë, të cilët janë duke u përgatitur në Shkup, në prag të dy sfidave të fundit eliminatore për “EURO 2024”,, kundër Italisë dhe Anglisë.
“Sot kisha nderin ta vizitoja përfaqësuesen A të futbollit të Maqedonisë. Ishte kënaqësi të flasim për sukseset tona që kemi aritur me shumë sakrafic të mëdha në skenën ndërkombëtare.
Medaljet e mia Olimpike, Botërore e Evropiane në njërën anë dhe në anën tjetër futbollistë e trajner të suksesshëm në kampionate të ndryshme europiane, të cilët i dhanë vendit një gëzim të madh, pjesëmarrje historike për herë të parë në Kampionatin Evropian EURO 2020, më herët luajtën në EURO 2017 për të rinjë, si dhe në vitin 2022 arritën deri në Play Off për kualifikim në Kampionatin Botëror. Enis Bardhi, djaloshi që mban me meritë shiritin e kapitenit, që ndodh për herë të parë një shqiptar të emërohet në këtë funksion në përfaqësuesen e vendit.
Bardhi, Milevski, Dimitriovski, Alioski, Elmas, Musliu, Serafimov, Alimi, Daci e gjithë të tjerët meritojnë përkrahje maksimale drejt sukseseve të reja me përfaqësuesen e futbollit,” ka shkruar Tërstena në rrjetet sociale.
Me këtë rast, kampioni olimpik dhuroi futbollistëve (dhe trajnerit) nga një libër të monografisë “Rruga e Kampionit Olimpik”.