Shabani: Duhej të bënim më shumë për kualifkimin më tej

Për kapitenin Bunjamin Shabani skuadra duhet të kishte bërë më shumë për kualifikimin në raundin e dytë të Champions League. Pas humbjes 1-2 ndaj Zhallgiris, Shabani theksoi se ndeshja ishte e vështirë, por skuadra sipas tij bëri gabime në mbrojtje, ndaj edhe e pësoi.
“Ishte një ndeshje e vështirë, kundër një kundërshtari që luan shumë mirë dhe është shumë i organizuar. Patëm rezultatin në anën tonë, por pësuam shpejt.
Ndoshta është çështje mentaliteti, pasi ekipet jashtë Ballkanit luajnë taktikisht edhe më mirë. Ndoshta sot nuk bëmë shumë në sulm, pasi kishim shumë gabime në mbrojtje, duhet të kishim bërë më shumë për kualifikimin.
Kisha disa raste që mund ta kisha goditur vetë topin, por në rastin e Mazrekajt mendova që ishte ai në pozicion më të mirë, ndaj edhe ia dërgova atij topin.