Shahpaska: Gjendja nëpër çerdhe është e mirë, propozojmë që numri i fëmijëve në grupe të rritet

Ministrja e Punës dhe Politikës Pociale, Jagoda Shahpaska ka vlerësuar se gjendja nëpër çerdhe është e mirë prandaj propozon që numri i fëmijëve në grupe të rritet. Siç tha Shahpaska, është propozuar që numri i fëmijëve të rritet për pesë fëmijë, përkatësisht nga 15 në 20 fëmijë në grup. Nga gjithsej 21.480 vende të lira në çerdhe sipas protokolleve, të plotësuara janë 15.400 vende. Sipas Shahpaskës, për momentin të infektuar me Covid 19 janë 11 punonjës dhe vetëm 2 fëmijë. Gjithashtu, Shahpaska tha se tashmë janë vaksinuar dy të tretat e të punësuare në çerdhe ndërkohë që është përpiluar lista e punonjësve të mbetur.
“Ne vlerësojmë që gjendja në kopshte është e mirë. Për shkak të presionit nga prindërit, dhe nevojës për kthimin e fëmijëve në kopshte, por edhe për shkak të situatës së sigurt epidemiologjike, ne dërguam një letër në bazë të së cilës Komisioni për Sëmundje Infektive i rekomandoi Shtabit të Krizave për të rritur numrin të fëmijëve në kopshte nga 15 deri në 20”, tha Jagoda Shahpaska, ministre e punës dhe politikës sociale.