Shahpaska: Situata në çerdhe është stabile, nuk ka rrezik për mbyllje

Gjendja me virusin korona po zbutet. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se përmirësimin e pasqyrës epidemiologjike e vërejnë tek rënia e numrit të të prekurve disa ditë me radhë.
https://www.youtube.com/watch?v=78SHJDFHDE4
Po qetësohet presioni ndaj spitaleve edhe pse numër i madh i reparteve nuk janë plotësisht të liruara. Për këtë valë është karakteristike se përkeqësimi i gjendjes së pacientëve ndodhë pak më vonë prandaj lëshimi i pacientëve nga spitalet vjen 2-3 javë më vonë – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkaq vijon edhe procesi i vaksinimit të qytetarëve. Deri më sot janë vaksinuar mbi 43 mijë qytetarë. Vetëm 2100 prej tyre janë punonjës të çerdheve. Megjithatë ministrja për Punë Sociale thotë se gjendja nëpër çerdhe është stabile dhe se numri i ulët i të vaksinuarve nuk paraqet rrezik për mbylljen eventuale të tyre.
Gjendja në çerdhe është stabile, këtë e them në bazë të të dhënave zyrtare. Para fakteve dhe numrave edhe Zoti heshtë. Javën e kaluar, të premten kishim 34 të punësuar pozitiv, në raste se ju them se javët e kaluara numri sillej 58, 56 kjo i bie se numri i personave pozitiv është përgjysmuar, ndërsa kemi vetëm 8 fëmijë pozitiv me koronavirus. Fakti se nga 21 350 vende të lira për vendosjen e fëmijëve, 13 400 fëmijë janë vendosur flet për faktin se ka edhe 7500 vende të lira – deklaroi Jagoda Shahpaska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Autoritetet presin që me arritjen e sasive shtesë të vaksinave të porositura të rritet edhe dinamika e imunizimit. Më 26 dhe 28 prill pritet të arrijnë 10 mijë doza Pfizer dhe 200 mijë kineze.
Ndryshe, deri më sot rreth 190 mijë qytetarë janë paraqitur për tu vaksinuar.
Vjollca Aliti