Shala ndalet në çerekfinale, shpresat në repasazh

Egzon Shala, mundësi i Kosovës e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme debutimin në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke shënuar fitore ndaj algjerianit, Djahid Berrahal, në raundin e parë të kategorisë -125 kilogramë.
Shala dominoi që nga fillimi, duke triumfuar me rezultat 6:0, për vetëm 45 sekonda duke u kualifikuar në çerekfinale. Në ndeshjen e radhës, në çerekfinale, Shala u përball me iranianin Amir Hossein Zare prej të cilit edhe u mposht. Megjithatë ëndrra për medalje nuk përfundon këtu për Egzonin pasi mund të luajë në repesazh.