Shalland: Fitore e tërë skuadrës, se luftuam së bashku
Kombëtarja e Kosovës mposhti në udhëtim kombëtaren e Gjeorgjisë, me rezultat minimal 0 – 1. Pas ndeshjes, trajneri Bernard Shalland është ndarë i kënaqur, derisa e vlerëson si fitore të merituar.
“E filluam shumë mirë ndeshjen, kishim shumë shanse dhe e patëm epërsinë me plot meritë. Konsideroj se ishte një fitore e merituar! Luftuam bashkë. Kjo fitore është një fitore e skuadrës. Për mua ishte shumë më rëndësi që të japin një fitore kolektive. Është një hap i parë i mirë”, nënvizoi ai.
Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon më 5 shtator, në Prishtinë, kundër Greqisë, para se të sfidojë Spanjën.






