Shalland: Kosova duhet të dëshmojë kualitetin e vet edhe ndaj Suedisë

Trajneri i Kosovës, Bernard Shalland para ndeshjes me Suedinë ka potencuar se ndeshjet e muajit shtator kanë treguar se Kosova e ka ndryshuar mentalitetin dhe se është shumë i kënaqur me paraqitjen ndaj Greqisë, Gjeorgjisë dhe Spanjës. Sipas përzgjedhësit të Kosovës, sfidën ndaj Spanjës, e konsideron si më të mirën prej se e ka marë drejtimin e Kombëtares së Kosovës.

Shallandes në takimin me gazetarët bëri me dije se Suedia është një kundërshtar shumë i vështirë, një ekip që ka bërë paraqitje të mira në “Euro 2020”, por se ndaj tyre Kosova duhet të tregojë për çka është e aftë të bëj, duke provuar që t’i shkaktojmë probleme dhe t’i konkretizojnë rastet e krijuara.

“Për mendimin tim, ndeshja ndaj Spanjës shte ndeshja më e mirë e mirë që prej kohës sa jam selektor i Kosovës, kemi zhvilluar një ndeshje ndaj një prej skuadrave më të mira në botë, kemi përmbushur me përpikëmëri detyrat tona, kemi mbajtur topin dhe taktikisht kemi. Ne kemi qenë ekipi që kemi pasur raste më të mira sesa Spanja, por ne nuk e kemi arritur fitoren dhe kjo ishte zhgënjyese. Spanja ka humbur nga Suedia, por në bazë te rasteve, Spanja e kishte merituar të fitonte. Sidoqoftë ne kishim raste më shumë sesa Spanja,” tha mes tjerash Shalland.

 

Trjneri i Kosovës ka folur për ardhjen e re në skuadër, Toni Domgjoni për të cilin ka thënë se është një mesfushor modern, me shumë cilësi dhe i cili njohët si lojtar që lufton dhe angazhohet shumë dhe do t’i jap shumë Kosovës edhe në fazën ofensive.

 

“Përveç se me Cyrihun, ai ka qenë edhe pjesë e Zvicrës, prandaj bëhet fjalë për një lojtar cilësor. Ai është një futbollist modern, një mesfushor i pozitës ‘box-to-box’, lojtar që vrapon dhe që di të mbajë topin mirë, mirepo është një lojtar që mund të ofroj shumë edhe në aspektin ofanziv, dhe atë defanziv. Të gjitha këto karakteristika e bëjne një lojtar të kompletuar, dhe ne do të llogarisim shumë në të, ” tha Shalland.

 

Përzgjedhësi Shalland konfirmoi se Astrit Selmani tashmë është pajisur me pasaportë kosovare dhe se do të jetë i gatshëm për sfidat e radhës. Ndeshja Suedi-Kosovë zhvillohet më 9 tetor, në orën 18:00.

LEXO EDHE:

Back to top button