Shalland: Kur humbet ndeshja, trajneri merr përgjegjësinë

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, ka zbërthyer gabimet e skuadrës së tij pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Ishte i pafat goli i parë si u pësua, por ky është futbolli. Goli i tyre i dytë ishte një harkim i mirë, vendosje e mirë e kundërshtarit në zone. Është një gol normal me goditje standarde. Pjesa e parë ishte e mirë, por jo mjaft miërn afër zonës dhe në zone. Kemi bërë një pjesë të parë të mirë, kemi luajtur futboll, luftuar, ishte ndeshje shumë e rrezikshme. 2-1 në pushim ishte e rëndë për ne, në të dytën u munduam të provokonim kundërshtarin në ofensivë me më shumë sulmues, por nuk ishte perfekte. Kemi humbur në organizim të lojës, është problem që na ka kushtuar, e pamë që Maqedonia është skuadër e mirë dhe agresive. I dhamë mundësi për kundërsulme se tentuam të luanim më sulmues, nuk ishte mjaftueshëm dhe në fund duhet të pranojmë humbjen se me këtë ndeshje them që Maqedonia luajti pak më mirë. Në pjesën e parë nuk jam i kënaqur për rezultatin, por pavarësisht në mënyrën se si kemi luajtur e ndërtuar aksionet, se si qarkulluam ishte mire. Por në zonë nuk ishim, kemi pasur mundësi për të bërë krosime, por nuk krosonim me besim, edhe pse aksion ishte gati perfekt. Duhet zjarr në këto ndeshje. Më vjen keq për disa aksione, por duhet ta pranojmë. Trajneri gjithmonë merr përgjegjësitë, por kur thashë që do të kemi shanse në fillim, askush nuk më ka besuar. Kur shkuam në play-off, kam thënë që nuk ishte e lehtë. Jam shumë i zhgënjyer dhe marr gjithë përgjegjësinë, jam trajneri. Kam kënaqësi me këtë skuadër. Unë jam pjesë e ekipit dhe jam i gatshëm për të ardhmen me ekipin, nuk ka dyshime për mua”, tha Shalland për Supersport.al.

LEXO EDHE:

Back to top button