Shalland: Maqedonia kualitative si edhe Kosova

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Shalland u shfaq para gazetarëve në prag të përballjes me Maqedoninë , më 8 tetor në Shkup. Më posht është një pjesë e pyetjeve dhe përgjigeve të dhënë në pres konferencë.

Deklaruat se jeni pesimist për Muriqin që të paraqitet ndaj Maqedonisë. A sjell kjo ndryshime të mundshme në formacion, dhe kush mbanë përgjegjësinë për ta mbuluar mungesën e tij?

Shalland: “Tani, unë nuk ndryshoj filozofinë time. E qartë kjo. Kemi një problem tjetër, në të njëjtën kohë sepse Rashica nuk është këtu. Ai mund të ishte sulmues në qendër, por as ai nuk është këtu. Kjo do të thotë se për mua, filozofia nuk ndryshon”, ishte përgjigja e trajnerit të Kosovës.

Nuk ndryshon filozofia… a ka alternativë për të ruajtur filozofinë që kishte deri më tani me gjithë këto mungesa?

Shalland: “Në këtë pozicion, nuk kemi shumë alternativa. Nuhiu ka luajtur mirë me APOEL, Kololli ka luajtur disa sulmues në këtë pozitë, përfshirë Moldavinë. Mund të imagjinoj edhe Rashanin në qendër. Duhet të vendos. Duhet të mendoj për këtë situatë, gjithmonë më të mirën për skuadrën”, ka thënë trajneri, aluduar për pozitën e sulmuesit.

Mesfuha? Cilat janë alternativat për mungesat që kemi?

Shalland: “Po, kemi disa lojtarë në mesfushë që kanë luajtur në ndeshjet e fundit, si Shala, Celina, Berisha. Pa disa lojtarë, ne nuk kemi shumë mundësi ndryshimi, por nuk është njësoj sikur me Vedatin”, tha Challandes.

Cili është opinioni për Maqedoninë bazuar në ndeshjet e fundit?. Ata vijnë në formë më të mirë dhe jemi me shumë lëndime.

Shalland: “Maqedonia ka skuadër të mirë. Kam parë të gjitha ndeshjet e kualifikueseve të tyre. Ndeshjet ndaj Armenisë dhe Gjeorgjisë ndeshje të mira, sidomos ajo me Gjeorgjinë. Nëse shoh këtë skuadër ndonjëherë them se ata luajnë njësoj sikur Kosova, nëse luajnë mirë. Ata kërkojnë posedim, nga krahët, me mbrojtës krahu që dalin përpara, kanë lojtarë teknik, do të thotë pak a shumë filozofi sikur Kosova. Do të thotë, skuadër e mirë, shumë e mirë. Kemi parë deri më tani shumë lojtarë të Maqedonisë në Ligën e Evropës, kanë lojtarë në Portugali, Spanjë, Itali. Do të thotë janë skuadër e mirë, por edhe ne kemi skuadër të mirë. Dhe, e qartë për mua, kujtoj situatën para ndeshjes me Çekinë, pa Zenelin, me mungesa. Thoja se nuk ka rëndësi kush luan, por si luajmë ne. Ju kujtohet teoria ime. Videoja speciale. Për mua, është njësoj në këtë ndeshje. Kemi lojtarë për këtë ndeshje dhe tani është puna ime për të provokuar ndoshta, për t’iu dhënë energji të shkëlqyer për këtë ndeshje, këtë ndeshje madhështore. Mund të qaj tani, pa Vedatin s’është e lehtë, por, duhet të pranoj se në këtë kohë, ju them mos bëni polemika me “luaj këtë lojtar, mos e luaj këtë” – por jepni energji për këtë kombëtare, pasi është e rëndësishme për ju, për njerëzit tuaj. Është edhe punë e juaj. Mund të sillni diçka për këtë skuadër. Flisni pozitivisht”

Pavarësisht rezultatit ndaj Maqedonisë, sa do të jetë e vështirë për Kosovën të përballojë edhe dy ndeshje (me mungesat)?

Shalland:“Është e qartë se nuk është e lehtë situata, sepse shpirti ynë dhe mendja jonë është e fokusuar vetëm për Maqedoninë, pasi është play-off. Dy ndeshjet e Ligës së Kombeve janë të rëndësishme, por tani është shumë, shumë e komplikuar në kokën time, dhe të lojtarëve, për të menduar për Slloveninë. Në këtë situatë, me tri ndeshje në këtë kohë, është situatë e keqe. Shumë lojtarë nuk bëjnë përgatitje të mira, janë transferimet, mes dy skuadrave, nuk stërviten… shumë, shumë  situatë e keqe. Tani kemi tri ndeshje kombëtare dhe është shumë. Por, tani mendojmë vetëm Maqedoninë. Nëse fitojmë me Maqedoninë, mund t’ia hedhim edhe me ndeshje të këqija. Janë ndeshje kombëtare, por duhet të mbijetojmë. E dini në këtë situatë ç’do të thotë mbijetim për Kosovën”, shtoi trajneri, transmeton lajmi.net. “E dini, nuk është e lehtë të drejtosh kombëtaren. Këtë mbrëmje stërvitemi vetëm me gjysmë skuadre, pasi lojtarët kanë luajtur dje, disa vijnë sot. Nuk është kohë e lehtë. Nuk mund të punosh me intensitet të lartë, të ndryshosh taktika. Nuk ka të bëjë me taktikat, ka të bëjë me mendjen. E rëndësishme është të shohim si mund të mbijetojmë këto ndeshje”.

Meqë kërkoni energji pozitive, cili është mesazhi juaj?

Shalland:  “E njoh Kosovën. Njoh lojtarët e mi. Njoh mentalitetin e lojtarëve dhe njerëzve në Kosovë. Njoh edhe historinë e këtij kombi të ri. Mendoj se do të kem një skuadër luftuese në fushë, në Maqedoni. Jam i sigurt. Jam i sigurt. Është ndoshta puna më e rëndësishme në karrierën time tani, KJO NDESHJE. Është për mua, them, jo vetëm ndeshje futbolli, por gjithçka tjetër, sepse JEMI NË KOSOVË, në vendin e ri të Kosovës dhe skuadra e futbollit është shumë e rëndësishme për Kosovën, për njerëzit. Lojtarët nuk duhet të harrojnë rrënjët e Kosovës dhe çfarë do të thotë të luash për Kosovën. Jam i sigurtë se askush nuk do të zhgënjejë. Ndoshta nuk fitojmë, sepse është futboll, por jam i sigurt se në fund të ndeshjes nuk kemi pishmane. Do të bëjmë më të mirën”.

LEXO EDHE:

Back to top button