Shalland: Nuk ka qenë patjetër të zhvillohet kjo sfidë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Shalland dhe kapiteni Amir Rrahmani në takimin e fundit me gazëtarë kanë shpreh mendimin e tyrë në vigjilje të përballjes vëllazërore në mës Shqipërisë dhe Kosovës. Shalland ka folur rreth kohës së gjatë pa fitore të Kosovës, duke thënë se pandemia dhe kundërshtarët e fortë kanë ndikuar në këtë gjë. Ai gjithashtu ka potencuar se ndeshja miqësore ndaj Shqipërisë, e ka cilësuar si të panevojshme.

Nuk është situatë e lehtë. Po përballemi me virusin. E njejta situatë është edhe për Shqipërinë. Nuk ka qenë patjetër të zhvillohet kjo ndeshje. Shqipëria ka skuadër të mirë, ka futbollistë që luajnë në liga të forta dhe ka futbollistë cilësor. E kemi kaluar një periudhë të vështirë, pa fitore, por pastaj nisën ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku nuk kemi pasur sukses. Pas ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, ka qenë e vështirë të reagojmë menjëherë, tani jemi në grumbullimin e fundit për këtë vit. Do të mundohemi që të përgatitemi për ndeshjet e vitit të ardhshëm dhe shpresoj të na shërbejnë siç duhet,” ka thënë mes tjerash Shalland.

LEXO EDHE:

Back to top button