Shansi për të zgjeruar BE-në, nuk do të zgjasë përgjithmonë

Shansi për të zgjeruar BE-në, nuk do të zgjasë përgjithmonë

Gazetar: Lluka Andreev

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, bëri thirrje për ndryshim të Kushtetutës në përbërjen aktuale parlamentare.

Ai thotë se konkluzionet e mbledhjes së fundit të Këshillit Evropian, janë të qarta dhe pa ndryshimet kushtetuese nuk mund të hapen kapitujt e negociatave, shkruan Alsat.

Ai fajësoi opozitën për situatën, e cila, sipas tij nuk tregon aspak se cila do të ishte alternativa për rrugën e integrimit evropian. Kovaçevski tha se për shkak të një axhende personale politike, viti 2008 përsëritet, kur vendi mund të ishte bërë anëtar i NATO-s.

“Tani kishim një gol bosh, një penallti të pastër dhe për shkak të VMRO-DPMNE-së, të Majtës dhe Lidhejs Demokratike, ne nuk dhamë gol. Tani do të më pyesin se si të vazhdojmë. Vetëm një gjë është më tej – miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvend në këtë përbërje parlamentare. Ai që ka priur nuk ka fituar asgjë. Ky rregull është për humbësit”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq, beson se për momentin beteja kryesore politike është ajo për konsensus për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deri në vitin 2030. Sipas tij, çdo ditë e humbur na kushton shtrenjtë.

“Ashtu siç ishim të frustruar javën e kaluar dhe ishte e kishim vështirë për Ukrainën dhe Moldavinë të fillonin negociatat, dhe nuk morëm një hap përpara, ashtu do të ketë një ceremoni në vitin 2030 ku shtetet e reja anëtare do të pranohen, dhe ne duhet të luftojmë që të mos ndihemi keq nëse nuk jemi në atë skenë”, u shpreh Bojan Mariçiq – Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Pikëpamjet u ndanë në debatin mbi zgjerimin e BE-së të organizuar nga Instituti Friedrich Ebert. Radmilla Shekerinska, gjithashtu mori pjesë në cilësinë enënkryetares së Partisë së Socialistëve Evropianë. Ajo theksoi se PSE mbështet anëtarësimin deri në vitin 2030.

“Pa një perspektivë të qartë qasjeje, të gjitha hulumtimet kanë treguar se politika e kushtëzimit të BE-së, nuk mund të prodhojë reforma për evropianizimin. Për çdo projekt të madh të BE-së, suksesi u bë i dukshëm vetëm kur u caktuan afatet, dhe për këto arsye ajo që ne po kërkojmë nuk është as joreale dhe as e pashembullt”, theksoi Radmilla Shekerinska – Nënkryetare e PSE.

Shekerinska kërkoi përfundimin e ndryshimeve kushtetuese duke shtuar se përmbajtja e tyre nuk përbënte ndonjë rrezik për shtetin. Sipas saj, teza se nuk ka nevojë për nxitim është e rrezikshme dhe e gabuar, dhe mundësia e integrimit të përshpejtuar nuk do të zgjasë shumë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button