Shaqiri me mision të shpëtimit për Apolloninë

Artim Shaqiri do të marrë drejtimin e Apolonisë së Fierit. Mediat në Shqipëri raportojnë se Shaqiri ka arritur marrëveshjen me klubin nga Fieri, ashtu që tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i tij në krye të ekipit nga Superliga shqiptare. Superliga shqiptare nuk është një kampionat i panjohur për strategun strugan, duke pasur parasysh se i njëjti në sezonin 2014-2015 kishte udhëhequr Kukësin. Shaqiri skuadrën nga Verilindja e Shqipërisë e kishte udhëhequr në 40 ndeshje, duke regjistruar 25 fitore, 8 barazime dhe 7 disfata.

Përveç Kukësit, Artim Shaqiri në karrierën e tij si trajnerit kishte drejtuar edhe Shkëndijën në futbollin tonë vendor, si dhe skuadrën e Pembroke nga Malta. Kujtojmë se Apolonia, pas 10 xhirove të para në elitën e futbollit shqiptarë, mban vetëm pozitën e fundit me 5 pikë të tubuara.

LEXO EDHE:

Back to top button