Shaqiri, nuk i rrezikohet pjesëmarrja në Kampionatin Evropian

Xherdan Shaqiri ka qenë shpeshherë vendimtar gjatë fazave finale të turneve të mëdha me Zvicrën. Ai u lëndua fundjavën e kaluar në ndeshjen që Çikago Fajër e humbi thellë 4:0 nga Salt Lejk Siti. Por frika se Shaqiri nuk do të mund të ishte i gatshëm për Evropian është hequr. Shaqiri ka pësuar lëndim në muskul dhe u zëvendësua në minutën e 28-të, andaj kjo ngjalli frikë. Por lëndimi i tij është konstatuar të mos jetë serioz. Më shumë frikë sesa dëm për yllin e Zvicrës.

“Këtë javë mjekët nga ekipi i Zvicrës ishin në kontakt me homologët e tyre në Çikago. Shaqiri thuhet se vuan nga një lëndim muskulor për shkak të goditjes. Por së shpejti do të luaj. Fundjavën e ardhshme ose pas kësaj jave më së voni”, shkruan gazeta zvicerane “20 Minuten”.

Gazeta e njohur zvicerane po ashtu shkruan se përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Jakin, ka kontaktuar direkt Shaqirin për të pyetur rreth gjendjes së tij.

“Vetë Murat Jakin ka kontaktuar Shaqirin për të parë gjendjen e lojtarit të tij. Trajneri do të jetë qetësuar nga frika. Lajm i mirë përpara Evropianit të kësaj vere, me Shaqirin që ende është i aftë të ndryshojë një ndeshje me një lëvizje të këmbës”, shkruan tutje “20 Minuten”.

Ai e dëshmoi këtë muajin e kaluar në Dublin, në miqësoren kundër Irlandës. Me golin e Shaqirit nga gjuajtja e lirë, Zvicra fitoi 1:0. Ai është lojtari i vetëm i përfaqësueses së Zvicrës që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, me Bajernin dhe Liverpullin.

LEXO EDHE:

Back to top button