Shaqiri: Të dëshmojmë se fitorja në Riga, nuk ishte e rastit

Shkëndija sonte do të përballet me skuadrën e Valmeirën nga Letonia, në një përballje të velvshme për Ligën e Konferencës. Skuadra tetovare mori fitore 2:1 në ndeshjen e parë të luajtur në Letoni, përderisa trajneri i “kuqezinjëve” Artim Shaqiri ka potencuar se duhet të mbrohet rezultati dhe të kualifikohen në raundin e radhës.

“Jemi gati për ndeshjen e nesërme, kjo është një ndeshje e re dhe do të fillojmë nga e para. Asgjë nuk është e lehtë dhe e sigurt, duhet të mbrojmë rezultatin e ndeshjes së parë. Duam fitore dhe kualifikim në fazën tjetër. Dua të kem mbështetjen e tifozëve, që ata të jenë lojtari ynë i 12-të në këtë  takim. Asgjë nuk është e lehtë, duhet të tregojmë se fitorja në ndeshjen e parë nuk ishte e rastësishme”, tha Artim Shaqiri në takimin me gazetarët.

LEXO EDHE:

Back to top button