Shaquille O’Neal bleu makinën që është e ndaluar në Evropë, ai tashmë e ka një në koleksionin e tij
Shaquille O'Neal bleu makinën që është e ndaluar në Evropë, ai tashmë e ka një në koleksionin e tij

Basketbollisti legjendar i NBA, Shaquille O’Neal (52) bëri një tjetër blerje ekstravagante. Amerikani bleu modelin “Cyberbeast” të Teslës, i cili është një version me motor më të fuqishëm të “Cybertruck”-ut tashmë të famshëm.
Dashuria e tij për inovacionin e automobilave dhe dizajnin e personalizuar është e njohur në mesin e fansave, dhe blerja e re nënvizon pasionin e tij të vazhdueshëm për automjetet premium.
Edhe pse ai tashmë ka një makinë identike, ai ka shpjeguar pse bleu një tjetër:
Shaquille O’Neal gets blown away by CyberTruck 🔥
pic.twitter.com/aF8Aa3o1Uz— Kacee Allen (@KaceeRAllen) September 8, 2024
“Nuk dua të jem i pasjellshëm, por më mungon Cybertruck-u im dhe nuk dua ta dërgoj nga Vegas në Atlanta. Kështu që unë thjesht do të blej një tjetër,” tha Shack.
Edhe CEO i Tesla, Elon Musk, vuri re Cyberbeast-in e ri të Shaq dhe ndau postimin në selinë e basketbollistit.
Blerja i kushtoi O’Neill jo më pak se 100,000 euro dhe “Cybertruck” po bëhet gjithnjë e më popullor në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht për shkak të dizajnit të tij të paprecedentë.
You see Shaquille O’Neils cyber truck? @elonmusk 💯🔥 pic.twitter.com/CMx1eeXV2n
— CHIEF🏹TRADEZ (@ChiefofTradez) September 9, 2024
Ndryshe, kjo veturë nuk mund të blihet në Evropë. Tregu evropian nuk është aq miqësor për kamionët sa tregu i SHBA-së, as rrugët nuk janë përshtatur për automjete të asaj madhësie.
Rregulloret evropiane gjithashtu kërkojnë që asnjë cep i jashtëm i makinës të mos jetë i mprehtë, dmth. duhet të ketë një lakim minimal prej 3.2 milimetra. Cybertruck, nga ana tjetër, është mbledhur nga poligone të rregullta çeliku, dhe qoshet e tij të jashtme janë dukshëm më të mprehta nga sa thuhet.
Shtrohet edhe çështja e kategorizimit. “Cybertruck” bosh peshon rreth 3.1 ton, dhe pesha totale maksimale e lejuar e tij, në varësi të modelit, është midis 4 dhe 4.5 ton. Me këtë, ai kalon nga kategoria B (pesha maksimale e lejuar prej 3,5 tonë) në C1, që do të thotë se nuk mund të vozisë me patentë të zakonshme për automjete personale, por me patentë për kamionë të lehtë.