Sharll Leklerk, thellon edhe më tej krizën te Ferrari

Vendi i katërt në garën e zhvilluar në pistën e “Silverstoun” ka lënë shijen e keqe te pilotit i Ferrarit, Sharll Leklerk. Ai ka kritikuar sërish skuadrën për vendimet e marra, që sipas tij i hoqën fitoren.

“Mendoj se nuk u mor vendimi i duhur dhe i drejtë me mua. Unë dhashë më të mirën deri në fund dhe besoj se të gjithë e panë betejën që bëra me Hamiltonin dhe Perezin. Nuk kam asnjë të drejtë t’i kërkoj llogari skuadrës, por në këtë garë festuam me Sainzin dhe kjo ka rëndësi”, tha mes tjerash Leklerk.

 

“Për mua është një tjetër garë që e mbyll pa marrë rezultatin që dëshiroja. Isha unë ai që kryesoja garën kur hyri në pistë makina e sigurisë, por skuadra vendosi që të hyjë Sainz. Për mua nuk ishte vendimi i duhur, duke gabuar me mua. Humbëm një shans të mirë për renditje, për të rikuperuar ndaj Maks Verstapenit”, tha në fund Leklerk.

Gara e ardhshme në Formula 1, do të zhvillohet në Austri, më 10 korrik.

LEXO EDHE:

Back to top button