Sharll Leklerk triumfon në “shtëpinë” e Verstapenit

Piloti i “Ferrarit”, Sharll Leklerk është fituesi i garës për Çmimin e Madh të Austrisë, duke dominuar garën në pistën “Red Bull Ring”. Në vendin e dytë u ndal Maks Verstapen me makinën “Red Bull”, para Luis Hamiltonin me makinën “Mercedes”, i cili la pas kolegun e tij të skuadrës, Xhorxh Rasëll.

Nga pozita e 5-të e deri te ajo e 10-ta u reshtuan pilotët: Okon, Shumaher, Norris, Magnusen, Rikiardo dhe Alonso. Në 11 xhiro para përfundimit të garës, makina e Karlos Saincit u vu në zjarr, me çka u detyrua piloti i Ferrarit të largohet nga gara.

Ndryshe në rënditjen e pilotëve, në vendin e parë ende qëndron Maks Verstapen me 208 pikë, para Leklerkut me 170 pikë. Gara e ardhshme në Formula 1 do të zhvillohet më 24 korrik në Francë, në pistën “Poll Rishard”

LEXO EDHE:

Back to top button