Shawn Mendes flet për orinetimin e tij seksual: “Që 15 vjeç më kanë thënë se jam homoseksual”

Shawn Mendes nuk ngurron të hapet dhe të jetë i sinqertë në intervista qoftë për lidhjen e tij me Camilën, qoftë për karrierën, ashtu edhe për emocionet dhe kostot e të qenurit figurë publike.

Së fundmi në një intervistë me Dax Shepard, këngëtari i “Stitches” nuk u përmbajt kur diskutoi lidhur me thashethemet që ka dëgjuar për orientimin e tij seksual. Duke folur me aktorin në “Armchair Expert”, Shawn shpjegoi se ka qenë shumë temë e sikletshme dhe që e ka lodhur.

“Ishte kaq zhgënjyese dhe e vështirë për mua, sepse kisha pranë meje disa njerëz shumë të afërt nga komuniteti LGBTQ dhe ndihesha keq për ta!”- shpjegoi 22-vjeçari.

Këngëtari kanadez gjithashtu vuri në dukje se sa e sikletshme është të flasësh rreth këtyre thashethemeve. Ai tha se që 15 vjeç e kanë etiketuar si “homosekskual”, teksa u shpreh:

“Unë nuk jam homoseksual por nuk do të kishte ndonjë problem edhe po të isha. Nuk ka asgjë të keqe të jesh homoseksual por nuk jam. Të gjithë më kanë quajtur “homoseksual’ që kur isha 15 vjeç dhe me të vërtetë që nuk e marrë veshë. Unë kam patur gjithnjë komplekse lidhur me mënyrën se si duhet të flasë apo të ulem. Unë jam i parë që kryqëzoj këmbët sapo ulem.”

Shawn tha se duke qenë se i është dashur të merret me këtë që kur ishte adoleshent, ai e kupton që njerëzit e këtij komuniteti LGBTQ e vuajnë shumë këtë pjesë.

“Unë mendoj se shumë persona e kalojnë këtë dhe edhe më keq se kaq, ka kaq shumë djem që janë homoseksualë dh duhet të dëgjojnë sharje dhe etiketime.”

LEXO EDHE:

Back to top button