SHBA, demokratët kërkojnë dënim për Trumpin

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA kërkojnë me këmbëngulje dënimin e ish Presidentit Donald Trump për trazirat e 6 janarit. Udhëheqësit demokratë të impiçmentit, që kanë rolin e prokurorit përfunduan argumentimin ndaj Trumpit, duke thënë se retorika e tij e rreme për zgjedhjet presidenciale shkaktoi dhunën në Kongres. Sipas tyre, është e domosdoshme që Trump të dënohet në mënyrë që rasti të mos përsëritet në të ardhmen.

Iu tha “Luftoni si në Ferr, në të kundërt nuk do të keni shtet”. Iu tha “Kur e gjeni dikë duke ju mashtruar, keni leje të veproni me rregulla tjera”. Mesazhi i tij ishte i qartë si kristali dhe u kuptua menjëherë, instinktivisht nga impatizantët e tij. Nuk duhet të hamendemi se si reaguan, pasi mund të shohim se çfarë bënë. E patë dhunën. Është shumë e thjeshtë. Ai tha, ata e bënë!  -deklaroi Xho Neguse, demokrat.

Ishte tradhtia më e madhe ndaj betimit presidencial në historinë e Amerikës – u shpreh Xhami Raskin, demokrat.

Disa njerëz thonë se Presidenti Trump bëri gabim. Por e dimë se Presidenti Trump nuk gaboi. Kur unë ose ju gabojmë dhe diçka shumë e keqe ndodhë, ne pendohemi dhe marrim përgjegjësi. Presidenti Trump nuk e bëri asnjërën – u shpreh Ted Lu, Demokrat.

Demokratët shpalosën të tjera video në të cilat shihej se si protestuesit planifikonin ta vrisnin ish-nënpresidentin Mike Pence dhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe t’i vendosnin ligjvënësit në një bodrum, ku do t’iu lëshonin gaz. Avokatët e Trumpit do të kenë 16 orë kohë për të paraqitur mbrojtjen e tyre dhe votimi në Senat, për fajësimin ose jo të Trumpit, mund të zhvillohet më 13 shkurt.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button