SHBA dërgon ndihma nga ajri në Gaza, për herë të parë

SHBA dërgon ndihma nga ajri në Gaza, për herë të parë

SHBA ka filluar dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, sipas dy zyrtarëve amerikanë.

Presidenti Joe Biden të premten kishte njoftuar se SHBA-ja do të fillonte fluturimet së shpejti pasi tha: “Ndihma që shpërndahet në Gaza nuk është aspak e mjaftueshme”.

Tre C-130 amerikanë hodhën furnizime humanitare mbi Gaza të shtunën, sipas një zyrtari amerikan, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas tij, u hodhën gjithsej 66 pako – 22 nga secili aeroplan.

Pakot ishin ushqime të hedhura për popullatën e Gazës – por nuk kishte ujë apo furnizime mjekësore.

LEXO EDHE:

Back to top button