SHBA dislokon më shumë trupa në Gjermani

SHBA do të rrisë praninë e trupave të saj ushtarake në Gjermani me 500 ushtarë të tjerë, njoftoi sot Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një vizite në Berlin.

Njoftimi vjen pas një takimi me homologen e tij gjermane, Annegret Kramp-Karrenbauer, ndërsa aleatët transatlantikë kërkojnë të zgjidhin marrëdhëniet e tyre të mbrojtjes pas katër vitesh të trazuar nën presidencën e Donald Trump.

“Edhe 500 trupa shtesë, të vendosur për t’u dislokuar në zonën Ëiesbaden pranë Frankfurtit, do të forcojnë parandalimin dhe mbrojtjen në Europë”, tha Austin.

Kramp-Karrenbauer tha se “vendosja e trupave do të jetë një shenjë e fortë e marrëdhënies midis dy vendeve”.

Ish-presidenti Trump tha vitin e kaluar se do të tërhiqte 12 000 trupa nga 35 000 të vendosur aktualisht në Gjermani, por pasardhësi i tij, Joe Biden, e ndaloi këtë dislokim.

Ai  sulmoi në mënyrë të përsëritur Gjermaninë për shpenzimet e pamjaftueshme në mbrojtje, midis kritikave të tjera ndaj ekonomisë më të madhe të Europës, gjë që shkatërroi lidhjet bilaterale.

Politikat e Biden kanë ndryshuar pak nga ato të Trump, me SHBA-në që ende kërkon që vendet e NATO-s të shpenzojnë 2 % të PBB në mbrojtje.

Në vitin 2020, Gjermania shpenzoi 1,56 % në mbrojtje, por ka premtuar ta rrisë atë.

LEXO EDHE:

Back to top button