SHBA do të dhurojë 4 milion vaksina për Indonezinë

Në kuadër të Programit Global të Qasjes në Vaksinat kundër COVID-19 (COVAX) të formuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), SHBA-ja do t‘i dhurojë Indonezisë 4 milionë doza të vaksinës Moderna.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Emily Horne në një deklaratë me shkrim, tha se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan dhe ministrja e Jashtme e Indonezisë, Retno Marsudi zhvilluan sot një bisedë telefonike.

Horne vuri në dukje se në bisedë Sullivan ka theksuar mbështetjen për popullin e Indonezisë i cili po përjeton ditë të vështira për shkak të rasteve me COVID-19 që rriten. “Sullivan deklaroi se SHBA-ja do t‘i dhurojë Indonezisë 4 milionë doza të vaksinës Moderna dhe se këto doza do t’i dërgojnë nëpërmjet COVAX në kohën më të shkurtër”, shtoi Horne.

Sullivan dhe Marsudi biseduan për planet e SHBA-së për t‘i dhënë më shumë mbështetje Indonezisë në luftën kundër COVID-19, informoi Horne. Ajo tha se administrata e SHBA-së ka potencuar rëndësinë që i kushton zhvillimit të marrëdhënieve me Azinë Juglindore dhe Indonezinë edhe pas periudhës së COVID-19./AA/

LEXO EDHE:

Back to top button