SHBA do të jetë edhe më shumë prezent në Evropë, por jo si më parë!

SHBA do të jetë edhe më shumë prezent në Evropë, por jo si më parë!

SHBA do të jetë prezent më shumë në Evropë, por jo si më parë dhe SHBA do ti japë mbështetje rajonit, por jo e kanalizuar nëpërmjet OJQ-ve, kështu thotë Henry Thomas Jones, ish drejtor i IRI-t, për Evropën Qendrore dhe Lindore, i cili fliste në një intervistë për emisionin “Programi 200” që transmetohet sot në ora 21:40 në Alsat.

Z. Henry Thomas Jones është përfaqësues i republikanëve të gjeneratës së presidentit Trupm, dhe thotë se mënyra se si ai bën politikë është me direkte dhe transparente. Interesat çdo herë kanë qenë prezente, por sipas tij Presidenti Trump, tani nuk i fsheh.

Henry Thomas Jones ka vepruar në Shkup edhe në rajon, është njohës i proceseve politike në vitet e pas luftërave të ish Jugosllavisë, dhe veçon takimet sidomos me presidentin Ibrahim Rugova.
Në intervistë ai tregon edhe perceptimin e amerikanëve për politikën e jashtme por edhe zhvillimet brenda Amerikës që sipas tij media nuk i raportojnë.

LEXO EDHE:

Back to top button