SHBA do t’i shesë armë Tajvanit, hakmerret Kina, vendos sanksione ndaj 13 firmave ushtarake amerikane

SHBA do t’i shesë armë Tajvanit, hakmerret Kina, vendos sanksione ndaj 13 firmave ushtarake amerikane

Kina ka vendosur sanksione kundër 13 firmave ushtarake amerikane të enjten, si përgjigje ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’i shitur armë Tajvanit, tha Ministria e Jashtme e Kinës.

Kina e ka kundërshtuar fuqishëm vendimin e SHBA-së për ta autorizuar shitjen e mundshme të pjesëve shtesë në vlerë 385 milionë dollarë dhe mbështetjen për aeroplanët luftarakë F-16 dhe radarët të Tajvanit.

Kjo, sipas Pekinit, e minon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës.

SHBA-ja, si shumica e vendeve të botës, nuk ka marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, por është mbështetësi më i rëndësishëm ndërkombëtar i Tajvanit dhe e furnizon atë me armë, gjë që e zemëron Pekinin.

Tajvani dhe Kina u ndanë në vitin 1949, pas një lufte civile e cila mbaroi me Partinë Komuniste në pushtet në Kinë.

Ishulli i vetëqeverisur nuk ka qenë asnjëherë pesë e Republikës së Popullit të Kinës, por Pekini e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që duhet ta rimarrë qoftë edhe me forcë. /rel

LEXO EDHE:

Back to top button