SHBA e sheh Kinën si rrezikun kryesor, Rusinë e cilëson vetëm si “kërcënim akut”

SHBA e sheh Kinën si rrezikun kryesor, Rusinë e cilëson vetëm si “kërcënim akut”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se Kina është kërcënimi kryesor i sigurisë për Shtetet e Bashkuara, pavarësisht pushtimit të Ukrainës nga Rusia, me këtë të fundit që e cilëson vetëm si “kërcënim akut”.

“Kina është konkurrenti i vetëm me synimin për të riformuar rendin ndërkombëtar dhe gjithnjë e më shumë rritë fuqinë për ta bërë këtë”, tha Austin në Pentagon, teksa zbuloi Strategjinë e Mbrojtjes Kombëtare të vendit.

Dokumenti thoshte se Pekini po përpiqet të riformojë rajonin Indo-Paqësor dhe sistemin ndërkombëtar për t’iu përshtatur interesave dhe preferencave të tyre autoritare. Strategjia thoshte se “aktiviteti shtrëngues” i Kinës ndaj Tajvanit është “destabilizues” dhe një sfidë për paqen në rajon.

Ndërkohë, strategjia e etiketon Rusinë vetëm si një “kërcënim akut” në mes të “luftës brutale dhe të paprovokuar të Moskës kundër Ukrainës”.

“Rusia paraqet rreziqe serioze dhe të vazhdueshme në fusha kyçe. Këto përfshijnë kërcënime bërthamore ndaj atdheut dhe aleatëve dhe partnerëve të SHBA-së; kërcënime me raketa me rreze të gjatë veprimi; operacione kibernetike dhe informacioni, sulme kundër hapësirës, ​​armë kimike dhe biologjike (CBW); luftë nënujore dhe fushata të gjera të zonës gri kundër demokracive në veçanti”, thuhet në dokument.

Raporti i SHBA-së vuri në dukje se Kina dhe Rusia po afrohen më shumë, pavarësisht “interesave të ndryshme dhe mosbesimit historik”.

Kërcënime të tjera të listuara në strategjinë e Pentagonit përfshijnë Korenë e Veriut dhe Iranin që zgjerojnë kapacitetet e tyre ushtarake dhe bërthamore, së bashku me organizatat terroriste si Al-Kaeda dhe ISIS, raporton DW.

Ndryshimet klimatike u renditën gjithashtu si një kërcënim në zhvillim.

LEXO EDHE:

Back to top button