SHBA, garë e fortë edhe për kontrollin e Senatit e Kongresit

Përveç garës për Shtëpinë e Bardhë, lufta është tepër e fortë edhe për kontrollin e Kongresit dhe Senatit amerikan.

Sipas projeksioneve të deritanishme të CNN, demokratët kanë 44 vende, ndërsa republikanët kanë fituar 45 vende në senat, kur i duhen 51 për të pasur shumicën.

Ndërsa në dhomën e përfaqësuesve demokratët kanë arritur të dalin në epërsi, me 160 vende, ndërsa republikanët kanë 155.

Gjatë fushatës presidenti Donald Trump ka përsëritur disa herë që, përveç rikonfirimimit të tij, republikanët do të fitonin edhe Kongresin dhe Senatin.

Nën hijen e zgjedhjeve presidenciale midis presidentit aktual Donald Trump dhe sfiduesit demokrat Joe Biden, amerikanët do të zgjedhin 435 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe 33 nga 100 anëtarët e Senatit, dhe 11 guvernatorë.

Aktualisht demokratët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe republikanët në Senat, kështu që rezultati i zgjedhjeve të sotme mund të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në organin më të lartë legjislativ të Shteteve të Bashkuara.

 

LEXO EDHE:

Back to top button